2017-11-17 14:59:00

Papa: të takohen të varfërit. Caritas Roma: të mos ua sjellim shpinën!


“Kemi nevojë t’i takojmë të varfërit e të mësojmë ndarjen e përbashkët, që bëhet stil jete”. Ky, tweeti i Papës Françesku, botuar sot në faqen e tij të internetit @Pontifex, dy ditë para Ditës Botërore të të varfërve, që do të kremtohet të diel, sipas dëshirës së Atit të Shenjtë.

Një nga strukturat më të impenjuara në favor të të varfëve në Romë, është streha Caritas, në rrugën romake Marsala, pranë stacionit Termini. Këtu ndihmohen 185 të pastrehë, me 100 kombësi të ndryshme. Të shumtë, italianët, por edhe rumunët, ukrainasit, afganët…

Në Meshën e Papës, të diel, për Ditën e të varfërve, do të marrin pjesë 250 të varfër, të ndjekur nga Karitasi dioqezan i Romës, ndërsa 110, do të hanë drekë me Papën. Nga këto të fundit, 40 janë mysafirë të strehës pranë stacionit. Mbi domethënien e kësaj dite të parë, kushtuar të varfërve, të ndjekim reflektimin e Luana Melias, që nga viti 2007, koordinatore e strehës, në shërbim të Karitasit:

Përgjigje: - Sigurisht është çast i rëndësishëm, ditë në të cilën Kisha mund të pohojë me plot gojën se është në vijën e parë të betejës kundër varfërisë dhe shkaqeve të saj. E mund të pohojë edhe se i jep përgjjge konkrete  atyre, që jetojnë në mjerim. Besoj se Papa e deshi këtë Ditë pikërisht për t’i ftuar të gjithë, si bashkësi e krishterë, por edhe si qytetarë të thjeshtë, të reflektojnë për ata, që vuajnë çdo ditë.








All the contents on this site are copyrighted ©.