2017-11-16 14:24:00

Çelësi i fjalëve të Kishës: Mos u kënaqni me mediokritetin


Në emisionin tonë të së enjtes, në të cilin kemi nisur një cikël me 10 këshilla të Papës Françesku për të rinjtë, sot do të përqendrohemi në ftesën e Atit të Shenjtë, që i kërkon rinisë të mos mjaftohet me një jetë të zakonshme, të mos jetojë e aq, pa i hapur vetes horizonte të reja e pa luftuar për idetë personale. Gjatë Jubileut të jashtëzakonshëm të Mëshirës për të rinjtë e të rejat, më 24 prill 2016, Papa kremtoi meshën, gjatë së cilës tha:

“Liri nuk do të thotë të bësh gjithmonë atë, që të thotë mendja: kjo na bën të mbyllur, të largët, na pengon të jemi miq të hapur e të sinqertë; nuk është e vërtetë se kur unë jam mirë, gjithçka shkon mirë. Jo, nuk është e vërtetë. Liria është dhuratë, që të jep mundësi të zgjedhësh të mirën: kjo është liria! Është i lirë ai, që e zgjedh të mirën, që kërkon çfarë i pëlqen Zotit, pavarësisht se kjo është e lodhshme e aspak e lehtë. Por, unë besoj se ju nuk keni frikë nga mundimet, jeni të guximshëm! Vetëm me vendime të guximshme e të fuqishme realizohen ëndërrat më të mëdha, ato, për të cilat ia vlen të jetosh.
Mos u kënaqni me mediokritetin, me jetën e vakët, duke ndjenjur rehat e ulur; mos u besoni atyre, që ua largojnë vëmendjen nga pasuria e vërtetë, që jeni ju, duke ju thënë se jeta është e bukur vetëm nëse keni shumë gjëra; hiquni prej atyre, të cilët duan që ju të besoni se vleni diçka vetëm kur maskoheni si të fortë, si heronjtë e filmave, ose kur visheni me rroba të modës së fundit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.