2017-11-16 16:24:00

Në audiencë tek Papa, Presidenti austriak Van der Bellen


“Roli i bashkësisë ndërkombëtare në kërkimin e rrugëzgjidhjeve paqësore të konflikteve në vijim dhe angazhimi i përbashkët për një botë pa armë bërthamore”: këto, disa nga argumentet e trajtuara sot në Vatikan, gjatë bisedimit të Papës me Presidentin e Republikës së Austrisë Alexander Van der Bellen, i cili u takua, më pas, me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, kryeipeshkvin Paul Richard Gallagher. U kujtuan, gjithashtu, marrëdhëniet e mira si dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet Selisë së Shenjtë e Vjenës e u prekën edhe çështje si mbrojtja e dinjitetit “të paprekëshëm” të njeriut, promovimi i kulturës së takimit dhe kujdesi për mbrojtjen e  krijimit.  








All the contents on this site are copyrighted ©.