2017-11-13 14:37:00

Mesazh i Patrikut Bartolomeu drejtuar Cop23: ta shpëtojmë planetin!


Një thirrje, drejtuar “bashkësive e liderëve të të gjitha feve, që të bëjnë ç’është e mundur për të bindur qeveritë dhe korporatat t’i shtojnë e t’i thellojnë përpjekjet, për ta shpëtuar planetin Tokë". Sipas njoftimit të agjencisë Sir - e bën Patriku ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I. E ia drejton Konferencës së 23-të të OKB-së mbi ndryshimet klimaterike (Cop23), që u hap të hënën, më 6 nëntor, në Bonn, e do të përfundojë më 17 nëntor.

Shumëkush e pranon se ndryshimet klimaterike po shkaktojnë krizën më të rëndë, që ka përballuar ndonjëherë njerëzimi - shkruan Patriku në mesazhin drejtuar Samitit - por ka akoma tepër rezistencë, kur bëhet fjalë për ndryshime. Vijojnë të injorohen shenjat e papara të kohës sonë: shkrirja e akujve, ndryshimet e skajshme të klimës dhe ndikimi i tyre shkatrrimtar mbi botën e më të varfërve.

Prej këndej, qortimi i Patrikut  Bartolomeu, i njohur si “Patriku i gjelbër”, për impenjimin e tij të pakursyer në favor të ambientit, bashkuar këto vite edhe me impenjimin e Papës Françesku. “Është e papranueshme të bëjmë hapa mbrapa”. E edhe më e pajustifikueshme, të vijojmë të humbasim kohë. Jemi të gjithë të thirrur të thellojmë angazhimin tonë për të mbrojtur shenjtërinë e çdo vëllai a motre si dhe unicitetin e çdo kokrre rëre, që është e pranishme në planetin tonë, “të cilin të gjithë e quajmë shtëpi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.