2017-11-10 16:05:00

Unesco: Selia e Shenjtë: arsim, kulturë e fe, kundër terrorizmit


“Kur flasim për alfabetizimin, mbështetemi mbi bazën ose mbi njohuritë fillestare të kulturës së shkruar”. Askush nuk duhet të mbetet pa këto njohuri! Objektivi i parë i alfabetizimit është t’u krijojë miliona njerëzve mundësitë për të komunikuar lehtësisht ndërmjet tyre e të kenë një jetë ekonomike dhe shoqërore më të lehtë. Nuk duhet harruar as ai, që jeton  në skutat e shoqërisë, sepse i mungon mundësia të marrë arsimin e duhur. Këtë theksoi imzot Francesco Follo, vëzhgues i përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Unesco-s, duke folur para sesionit të 39-të të Konferencës së  Përgjithshme të  Organizatës, që vijon në Paris.

Sipas imzot Follos - njofton agjencia Sir - ndjehet nevoja për rikthimin tek rrënjët jetike të arsimit, të kulturës e të fesë, për ta mundur terrorizmin  Prelati kujtoi edhe nevojën e atyre, që arrijnë në viset tona e që duhet t’i ndihmojmë të ndjehen si në shtëpi të vet, si në një atdhe të dytë. “E kemi për detyrë - vijoi - që pasuritë e kulturës sonë t’u paraqiten si të ishin  pasuri që u përket edhe atyre”.

“Na takon edhe detyra të jemi vullnetmirë, në mënyrë që çdo emigrant i ardhur tek ne, të gjejë jo vetëm punë e paqe, por edhe ushqim intelektual e shpirtëror, të përgatitur edhe për të” - shpjegoi imzot Follo. Niset nga ky ushqim, mesazhi i dashurisë për të afërmin, falja e armiqve, barazia e të gjithëve para Absolutit, tipike për etikën e krishterë.








All the contents on this site are copyrighted ©.