2017-11-09 13:17:00

Papa: nga viti 2018, cigaret nuk shiten më në Vatikan


Papa Françesku ka vendosur që cigaret nuk do të shiten më në dyqanet e Vatikanit: kështu deklaroi sot drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke.

         Ai sqaroi se vendimi, i cili do të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2018, u mor për arsye shëndetësore. “Çështja është shumë e thjeshtë – nënvizoi Burke për gazetarët. – Selia e Shenjtë nuk mund të kontribuojë në diçka, e cila, qartësisht, e dëmton shëndetin e njerëzve. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, çdo vit, pirja e duhanit shkakton më se shtatë milion të vdekur në të gjithë botën”.

         Prandaj, vijoi Burke, “pavarësisht se cigaret, që u shiten punonjësve dhe pensionistëve të Vatikanit me një çmim më të ulët se jashtë, janë burim të ardhurash për Selinë e Shenjtë, asnjë fitim nuk mund të jetë i ligjshëm, nëse vë në rrezik jetën e njerëzve”. 








All the contents on this site are copyrighted ©.