2017-11-09 11:35:00

Papa Françesku autorizon dekretin mbi virtytet heroike të Gjon Palit I


Papa Françesku priti dje në audiencë kardinalin Angelo Amato, Prefekt i  Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve dhe e autorizoi të shpallë, ndërmjet tjerësh, edhe dekretin mbi “virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit, Gjon Palit I (Albino Luciani). Kujtojmë se dekreti mbi “virtytet heroike” zakonisht është etapa e parë e praktikës, që çon në lumnim e shenjtërim.

 Papa Luciani, i lindur më 17 tetor 1912 në Forno di Canale, sot Canale d’Agordo (Itali), vdiq më 28 shtator 1917, në Pallatin Apostolik të Vatikanit.

Dekretet e tjera kanë të bëjnë me

- martirizimin e  Shërbëtorit të Zotit Giovanni Brenner, prift dioqezan, lindur më 27 dhjetor 1931 në Szombathely (Hungari) e vrarë nga urrejtja për fenë më 5 dhjetor 1957, në Rabakethely (Hungari);

- martirizimin e Shërbëtores së Zotit Leonella Sgorbati (në shekull, Rosa), Rregulltare e Institutit të Misionareve të Zojës Ngushëlluese; lindur më 9 dhjetor 1940 në Rezzanello di Gazzola (Itali) e vrarë nga urrejtja për Fenë më 17 shtator 2006, në Mogadisho (Somali);

- virtytet heroike të të Lumit Bernardo di Baden, Markez i Baden; lindur ndërmjet fundit të vitit 1428 e fillimit të 1429-tës, në kështjellën e    Hohenbaden (Gjermani) e  vdekur më 5 korrik  1458 në Moncalieri (Itali);

- virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Gregorio Fioravanti (në shekull  Lodovico), Meshtar i Urdhërit të Fretërve të vegjël, Themelues i Kongregatës së Motrave Françeskane Misionare të Zemrës së Krishtit, lindur në Grotte di Castro (Itali), më 24 prill 1822 e vdekur në Gemona (Itali),  më 23 janar 1894;

- virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Tommaso Morales Pérez, meshtar i Shoqërisë së Jezusit, Themelues i Instituteve Shekullare të Cruzados e Cruzadas de Santa María; lindur në Macuto (Venezuelë) më 30 tetor 1908 e vdekur më 1 tetor 1994,  në Alcalá de Henares (Spanjë);

- virtytet heroike të Shërbëtorit të Zotit Marcellino da Capradosso (në shekull Giovanni Maoloni), Laik me kushte të përjetshme i Urdhërit të Fretërve të Vegjël Kapuçinë, lindur më 22 shtator 1873 në Villa Sambuco di Castel di Lama (Itali) e vdekur më 26 shkurt 1909, në Fermo (Itali);

- virtytet heroike të Shërbëtores së Zotit  Teresa Fardella, vejusha  De Blasi, Themeluese e Institutit të Motrave të varfëra, Bija të të Shenjtnueshmes Mari, lindur në New York (SHBA) më 24 maj 1867 e vdekur më  26 gusht 1957, në Trapani (Itali).








All the contents on this site are copyrighted ©.