2017-11-08 11:57:00

Papa në TV2000: historia bëhet me të varfërit, protagonist është lypësi


“Protagonisti i historisë është lypësi. Kështu bëhet historia, me më të varfërit e, këta janë protagonistët e historisë së shëlbimit”. Kështu pohon Papa Françesku në emisionin “Ati ynë”, transmetuar sot nga telvizioni kishtar italian TV2000.

Në episodin e tretë të bisedës së Atit të Shenjtë me don Marco Pozza-n, në hyrje të emisionit, në të cilin merr pjesë edhe aktorja italiane Maria Grazia Cucinotta, Papa nënvizon se Jezusi preferon të varfërit. “Jezusi është me të gjithë – pohon Françesku – por kur fton në festën e atij djali që do të martohej, thotë të vijnë të gjithë, të mirë e të këqinj, por parapëlqen të varfërit. Protagonist i historisë është lypësi e jo vetëm lypësi material, por edhe ne, lypësit shpirtërorë”, që e lusim Atin Qiellor të vijë Mbretëria e Tij, “sepse pa Mbretëri nuk mund të bëjmë asgjë. Kur themi ‘ardhtë Mbretëria jote’, lypim”, vëren Papa Françesku, duke komentuar lutjen “Ati ynë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.