2017-11-07 15:06:00

Ngushëllimet e Papës për masakrën në Texas: forca shpirtërore fitoftë mbi urrejtjen


Papa, në një telegram, nënshkruar nga kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit Gustavo Garcia-Siller të Shëna Ndout, në Texas, shpreh  dhimbjen e thellë për lajmin e “humbjes së jetëve dhe plagëve të rënda, shkaktuar nga akti pa kuptim i dhunës kundër Kishës Batiste të Sutherland Springs". Ati i Shenjtë kërkon t’i përcillen ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe të plagosurve, anëtarëve të kongregatës dhe mbarë bashkësisë vendase.

Në telegram, Françesku i larton edhe një lutje Zotit për t’u dhënë atyre që qajnë ngushëllimin e forcën shpirtërore, që ngadhënjen mbi dhunën e mbi urrejtjen e që lind nga forca e faljes,  e shpresës dhe e dashurisë pajtuese”.

Kujtojmë se të dielën e kaluar, një ish-ushtarak 26 vjeç, pikërisht gjatë Meshës së mëngjesit, hapi zjarr mbi besimtarët e mbledhur në Kishën Batiste të Sutherland Springs, rreth 30 milje larg nga Kisha e Shëna Ndout. Ishte masakër me 26 viktima e më se 20 të plagosur. Ngjarje tragjike, që e tronditi thellë mbarë bashkësinë - komentoi menjëherë kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të SHBA-ve, kardinali Daniel DiNardo.








All the contents on this site are copyrighted ©.