2017-11-07 14:28:00

Kundër trafikut, rezultatet e kuvëndimit në Vatikan


Nuk mjafton t’i nxjerrësh viktimat nga ferri i trafikut, duhet t’i ndihmosh edhe të rilindin” para së gjithash, si qenie njerëzore. Angazhimi i Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore në favor të njërit nga  fenomenet më dramatike edhe më të përhapura në shekullin tonë, i përgjigjet ftesës së Papës Françesku, e akoma më parë, të Benediktit XVI, që të vihen në jetë praktikat më të mira të mundshme, për ta zhdukur këtë krim kundër njerëzimit.

Për këtë u fol dje gjatë një konference shtypi, në përfundim të kuvëndimit, organizuar nga Akademia Papnore e Shkencave Shoqërore, me titull: “Assisting Victims in Human Trafficking-Best Practice in Resettlement, Legal Aid and Compensation”(Të ndihmohen viktimat e trafikut njerëzor - praktika më e mirë për integrimin, ndihma ligjore dhe dëmshpërblimi)

Në këtë takim u kujtuan praktikat më të mira për t’iu kundërvënë këtij krimi - shpjegoi në përfundim të konferencës kryeipeshkvi argjentinas. Marcel Sánchez Sorondo, kancelar i Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore. - Ne mendojmë se, aktualisht, praktika më e mirë në nivel shteti, është ajo e Vendeve veriore, rimarrë tani edhe nga Franca, domethënë,  të deklarosh se konsumatorët janë njëlloj si trafikantët, sepse janë ata, që e krijojnë tregun. Prej këndej, duhet dënuar konsumi. E kjo praktikë - vijoi kancelari - pati si pasojë pakësimin 50% të trafikut në Suedi, vendi i parë që e mori këtë masë. Ne dëshirojmë që të gjitha vendet   ta  zbatojnë këtë ligj. E di se edhe Italia ka filluar të lëvizë në këtë drejtim; në Argjentinë, vendi i Papës, besoj se kjo po bëhet vetëm në një provincë. Është tejet e rëndësishme, kjo, sepse - përfundoi prelati - është hera e parë që pranohet se “shkaku nuk duhet kërkuar tek viktima”.








All the contents on this site are copyrighted ©.