2017-11-06 18:22:00

Kuvend në Vatikan: së bashku, kundër trafikut


Në qendër, para së gjithash, viktimat. Kjo është pikënisja e impenjimit të Akademisë Papnore të Shkencave Shoqërore kundër trafikut të njerëzve. “Krim kundër njerëzimit”, shpjegoi sot kancelari i Akademisë, imzot Marcelo Sànchez Sorondo, në përfundim të Seminarit për të ndihmuar viktimat e trafikut të njerëzve, i cili i zhvilloi punimet për dy ditë me radhë në Vatikan.

         “Ripunësim, reintegrim dhe rehabilitim”: këto janë fjalët kyçe për t’u siguruar të ardhmen viktimave të këtij “biznesi”, që arrin shifra marramendëse – rreth 150 miliard dollarë në vit – e është vazhdimisht në rritje, edhe për shkak të formave të reja të rekrutimit dixhital, siç doli nga konferenca.

         Hap tjetër themelor për ta ndalur këtë fenomen është sensibilizimi i opinionit publik botëror. “Informacioni ka rol themelor në këtë luftë”, nënvizoi profesori John McEldowney, pasi bota duhet të kuptojë se kur flasim për trafik, flasim për skllavërimin e njerëzve.








All the contents on this site are copyrighted ©.