2017-11-06 13:27:00

Kardinali Vallini emërohet Legat i Bazilikave papnore të Asizit


“Jam i apasionuar pas shenjtit të Asizit”. Kështu thotë kardinali Agostino Vallini, vikar i përgjithshëm i nderit i Papës për dioqezën e Romës, pasi Ati i Shenjtë e emëroi Legat Papnor për Bazilikat e Shën Françeskut dhe të Shën Marisë së Engjëjve në Asizi. Prelati shpjegon se figura e Shën Françeskut e ka shoqëruar jo vetëm në shërbimin e tij baritor, por që fëmijë. Për herë të parë, pati shkuar në Asizi, i shoqëruar nga e ëma, në moshën 8-vjeçare.








All the contents on this site are copyrighted ©.