2017-10-31 13:20:00

Gjithë Shenjtorët dhe përkujtimi i të vdekurve. Papa, kremtimet e 1 dhe 2 nëntorit


Në solemnitetin e Gjithë Shenjtorëve dhe përkujtimin e të shuemëve, Papa do të kryesojë, më 1 e 2 nëntor, dy kremtime liturgjike, që do të nisin me lutjen tradicionale të Engjëllit të Tënzot, më 1 nëntor.

Ndërsa më 2 nëntor, do t’i përkujtojë të vdekurit me kremtimin e Meshës në varrezën amerikane të Netunos, me një ndalesë në Varret Ardeatine, ku do të lutet për viktimat e masakrës së  24 marsit 1944.

Festa e të Gjithë Shenjtërve na fton ta lartojmë vështrimin tonë drejt Qiellit e të mendojmë mbi domethënien e plotësinë e jetës Hyjnore që na pret. Përkujtimi i të vdekurve me vizitën e varrezave e lutjen drejtuar Zotit për shpirtin e të të vdekurve, na fton ta përqendrojmë vëmendjen tonë mbi kuptimin e jetës e ta shikojmë vdekjen si udhë që na çon te njësimi më Zotin përjetësisht.








All the contents on this site are copyrighted ©.