2017-10-25 10:49:00

Festivali i muzikës dhe i artit kishtar 2017 i kushtohet Zojës së Fatimës


Festivali i muzikës dhe i artit kishtar 2017 i kushtohet Zojës së Fatimës. Të promovohet arti dhe muzika kishtare dhe të ruhet trashëgimia e tyre. Me këtë synim, nga data 4 deri më 10 nëntor, në Romë, mbahet Festivali i Muzikës dhe i Artit kishtar, promovuar nga Fondacioni me të njëjtin emër. Gjashtë, takimet me kryeveprat e të gjitha kohrave, me hyrje falas e, si gjithnjë, organizuar në bazilikat më të bukura romake. Këtë vit, festivali i kushtohet Zojës së Fatimës, në 100-vjetorin e dukjeve të saj para barinjve të vegjël portugezë.

Hapja e tij, më 4 nëntor, në Bazilikën e Shën Pjetrit, me meshën e kremtuar nga kardinali Angelo Comastri, në praninë e “Illuminart”, orkestrës filarmonike dhe korit të ardhur nga Japonia, me dirigjent Tomomi Nishimoto. Pasditen e po asaj dite, Bazilika e Shën Injacit të Lojolës, në qendër të Romës, do të mirëpresë dirigjentin Leo Kraemer dhe dy komplekse vokale: Palatina Klassik Vocal Ensemble dhe Philharmonischer Chor an der Saar. Shoqëron orkestra e Konservatorit shtetëror të Kazanit, ardhur nga Federata Ruse. Në program, repertori kishtar i Bruckner-it.

“Përmes muzikës – deklaron kardinali Angelo Comastri, duke iu referuar mesazhit ekumenik të Festivalit – nuk zgjidhen çështje teologjike, por takimi ndërmjet orkestrave dhe kulturave të ndryshme është një hap drejt harmonisë, që Zoti dëshiron për të gjithë ne”.








All the contents on this site are copyrighted ©.