2017-10-23 14:28:00

Papa, Universitetit të Tel Avivit: formoni liderë të vëmendshëm ndaj çështjeve etike


“Të keni gjithnjë etje për dije”: ky, urimi i Papës Françesku për rreth 30 delegatë të Universitetit të Tel Avivit, udhëhequr nga rektori Joseph Klafter, të cilët i priti sot në audiencë në Sallën e Papëve të Pallatit Apostolik, në Vatikan.

“Shkenca dhe dija – shpjgeoi Ati i Shenjtë – duhet të ecin së bashku”.

“Universiteti është i thirrur të edukojë me një kulturë urtie, që të dijë të harmonizojë qasjen teknike e shkencore me atë humaniste, në bindjen se rruga e së vërtetës dhe e së mirës është, në fund të fundit, një e vetme”.

“Bota jonë – nënvizoi më tej Papa – ka nevojë urgjente të zhvillojë një kulturë urtie” për të kapërcyer fazën aktuale të shenjuar nga kriza ekonomiko-shoqërore dhe nga konflikti ndërmjet brezave.

“Kemi nevojë të gjejmë mënyra të përshtatshme për të formuar liderë të aftë të hapin udhë të reja, që u përgjigjen nevojave të brezave të sotëm, pa kompromentuar brezat e ardhshëm”.

Së fundi, Papa Françesku e nxiti Universitetin e Tel Avivit të kontribuojë në krijimin e një klase të re liderësh:

“…të vëmendshëm ndaj çështjeve të mëdha etike që shtrojnë pyetje para shoqërive tona, si edhe ndaj kërkesës për të mbrojtur e promovuar më të brishtët e vëllezërve dhe motrave tona. Vetëm duke i shërbyer zhvillimit të gjithanshëm njerëzor, shkencat dhe disiplinat humaniste mund ta shprehin plotësisht dinjitetin e tyre”.








All the contents on this site are copyrighted ©.