2017-10-18 12:37:00

Papa Françesku dënon atentatin në Somali dhe lutet për paqen


Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku bëri thirrje për paqen në Somali ku, pak ditë më parë, u krye një atentat gjakatar, që shkaktoi 300 të vdekur. Ndërmjet tyre, disa fëmijë:

“Dëshiroj të shpreh dhimbjen time për masakrën e kryer pak ditë më parë në Mogadisho të Somalisë, që shkaktoi më se 300 të vdekur, ndërmjet të cilëve, disa fëmijë. Ky akt terrorist meriton dënimin më të ashpër, aq më tepër sepse lëndon një popullsi tejet të vuajtur.  Lutem për të vdekurit dhe të plagosurit, për familjarët e tyre dhe për mbarë popullin e Somalisë. Lutem për kthimin e njerëzve të dhunshëm dhe i inkurajoj të gjithë ata që, me vështirësi tejet të mëdha, punojnë për paqen e kësaj toke të martirizuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.