2017-10-16 13:46:00

Puna: Universiteti Papnor i Sh’na Krygjës, kongres ndërdisiplinor me rastin e 500-vjetorit të reformës dhe të 100-vjetorit të Revolucionit rus


Reflektim i gjithanshëm ndërdisiplinor kushtuar punës, parë si veprimtari që e përsos njeriun dhe shoqërinë, duke ballafaquar Reformën protestante e teologjinë katolike; materializmin marksist e fenë e krishterë; ekonominë e përmasën shoqërore; ardhmërinë e dinjitetin e punëtorit. 250, pjesëmarrësit nga mbarë bota në këtë kongres, organizuar nga Universiteti Papnor i Sh’na Krygjës, në program për 19 e 20 tetor, me temë: “Çfarë fryme për punën profesionale?”.

Dy, ngjarjet e mëdha përkujtimore, që do të shërbejnë si kornizë për kuvëndimin: 500 vjetori i Reformës protestante dhe Revolucioni i parë rus. Gjatë takimit do të sjellin arritjet e tyre në fushën historiko-antropologjike, shkencëtarë nga vende të ndryshme të botës, duke nisur nga SHBA-të, për të përfunduar me Italinë

Punimet do të mbyllen me një tryezë të rrumbullakët kushtuar temës “Ekonomia dhe puna: ardhmëria e punës dhe dinjiteti i punëtorit”, në të cilën do të marrin pjesë  administratori delegat i Acea Spa, Stefano Antonio Donnarumma; presidenti dhe administratori delegat i Anas Spa, Gianni Vittorio Armani e Martin Schlag, drejtor i Qendrës Kërkimore Markets, Culture & Ethics.








All the contents on this site are copyrighted ©.