2017-10-13 15:18:00

Papa: sulm i tmerrshëm zjarri në kopshtin e fëmijëve në Brazil


Solidaritet e afërsi. Këtë shpreh Papa Françesku, në një mesazh nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, familjarëve të viktimave të një zjarri që shpërtheu në një shkollë në Janaùba, në Shtetin e Minas Gerais, në veri të Brazilit.

Ati i Shenjtë pohon se është prekur thellë nga lajmi i tmerrshëm i sulmit zjarrndezës, që ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve. Telegrami i është dërguar ipeshkvit lokal, imzot Riccardo Guerrino Brusari. Lajmin e dha dioqeza brazialiane.

Përveç viktimave, shumë persona tjerë kanë pësuar plagë nga vënia e zjarrit nga një roje e kopshtit të fëmijëve. Mendimi i Papës shkon posaçërisht tek ata që “vajtojnë” vdekjen e fëmijëve të tyre të dashur, duke kërkuar prej Zotit “ngushëllimin” e shërimin e të plagosurve, si dhe ngushëllimin shpresës së krishterë për ata që janë goditur nga kjo tragjedi “absurde”.








All the contents on this site are copyrighted ©.