2017-10-11 15:03:00

Dita e Shikimit: Papa Françesku shpreh afërsi me të verbërit


Papa Françesku kujtoi, gjatë audiencës së përgjithshme, edhe Ditën Botërore të Shikimit, që kremtohet nesër. Ati i Shenjtë u siguroi “të verbërve dhe atyre, që shohin pak, afërsinë dhe lutjet” e tij. “Mbi ju dhe familjet tuaja – u lut – i kërkoj Zotit tonë Jezu Krishtit hirin që të qëndroni në shpresë e ta lëshoni vetveten në dorën e Provanisë Hyjnore gjatë gjithë jetës. Zoti ju bekoftë të gjithëve!”.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.