2017-10-06 16:06:00

Në audiencë te Papa kryeministri Lituanisë Saulius Skvernelis


Papa Françesku priti sot në audiencë kryeministrin e Lituanisë Saulius Skvernelis, i cili, më pas, u takua me kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga mons. Antoine Camilleri, Zëvendës Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

Gjatë bisedimeve të përzemërta u vlerësuan marrëdhëniet e mira të dyanshme si dhe kontributi pozitiv i Kishës katolike në shoqërinë lituane, jo vetëm tani por edhe gjatë shekujve.  Në këtë kontekst, u përmend edhe beatifikimi i kohëve të fundit i kryeipeshkvit Teofilo Matulionis. Pastaj u shqyrtuan disa tema me interes të përbashkët, si perspektivat për zhvillimin e ardhshëm të integrimit evropian, emigracioni i të rinjve e pritja e emigrantëve, si dhe paqja e siguria në nivelin rajonal e ndërkombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.