2017-10-05 14:06:00

Papa Françesku besimtarëve kaldeas: mëshira e Zotit i shëroftë plagët tuaja


Papa Françesku priti sot paradite, në Vatikan, në audiencë anëtarët e Kishës kaldease, të cilët këtyre ditëve janë mbledhur në Romë për Sinodin e Kishës së tyre të ritit lindor. Në qendër të punimeve sinodale, janë çështjet me rëndësi të veçantë për Kishën kaldeje. Ndër to – kujtoi Papa Françesku – “emigracioni i detyruar i të krishterëve, rindërtimi i fshatrave të rrënuar nga lufta, kthimin i të pastrehëve në shtëpinë e tyre, e drejta e veçantë e Kishës, çështja liturgjike dhe kujdesi baritor për thirrje të shenjta.

“Përfitoj nga rasti për ju përshëndetur, e përmes jush – u tha Papa Françesku – edhe besimtarët e tokës së dashur irakiane, që kaluan prova të rënda, duke nda me ju shpresën për lajmet e kohëve të fundit që flasin për një rimëkëmbje të jetës dhe të aktivitetit në rajon e në qytete që deri më tani i qenë nënshtruar shtypjes së dhimbshme e të dhunshme. Mëshira e Zotit i shëroftë plagët e luftës që kanë shporuar zemrën e komunitetit tuaj, kështu që më në fund të mund të ngrihet përsëri në këmbë”.

Papa Françesku pastaj u kërkoj anëtarëve të Kishës kaldease të punojnë “pareshtur si ndërtues të unitetit”, “duke favorizuar dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet të gjithë aktorëve të jetës publike, duke kontribuar, kështu, për lehtësimit e kthimit të të pastrehëve dhe shërimin e ndarjeve e të kundërshtive ndërmjet vëllezërve. Për disa rajone të Irakut – pohoi Papa  “ka përfunduar faqja tragjike” e në kontekstin aktual nuk mungojnë “pasiguritë e reja për të ardhmen”. Prandaj, sot “ekziston nevoja – përfundoi Papa – e një procesi për pajtimin kombëtar”.

Nga ana tjetër, Papa i këshilloi ipeshkvijtë e Kishës lindore të promovojnë “bashkimin dhe vëllazërimin me komunitetin kishtar të ritit latin, për t’u transmetuar besimtarëve dëshminë e mirë pa shkaktuar ndarje e mosmarrëveshje”. Dialogu ekumenik e ndërfetar – shpjegoi Papa Bergofglio – duhet të nis nga uniteti dhe bashkimi katolik”. Së fundi, duke iu referuar, kandidatëve që kërkojnë të bëhet meshtarë, Papa nënvizoi se duhet “të shmanget pranimi në seminare i njerëzve që nuk janë të thirrur prej Zotit”. “Duhen shqyrtuar mirë – përfundoi – thirrjet e shenjtë tek të rinjtë e të verifikohet autenticiteti” i tyre.

Ati i Shenjtë Bergoglio u kërkoi kaldeas, ta përforcojnë misionin e tyre e të “kujdesën edhe për Diasporën, duke pasur parasysh situatat konkrete në të cilat gjenden e jetojnë besimtarët e komuniteteve të tyre kishtare, si nga pikëpamja numerike, e po kështu edhe nga pikëpamja e lirisë fetare”.

Lidhur me lirinë fetare Papa Françesku kujtoi se Koncili II i Vatikanit kërkon të vlerësohen Kishat lindore dhe ritet e ndryshme liturgjike në respektimin dhe ndihmën e anasjellët ndërmjet komuniteteve kishtare. “Në këtë çështje do të ju ndihmojë Kongregata e Selisë së Shenjtë për Kishat Lindore” u tha Papa anëtarëve të Sinodit të Kishës kaldease.








All the contents on this site are copyrighted ©.