2017-10-04 16:05:00

Papa në audiencë: shembulli i shën Françeskut ta rrisë kujdesin për ambientin


Para se të përfundonte përshëndetjen për grupet italiane të pranishme në audiencën e sotme të përgjithshme, në Vatikan, Papa Françesku ua drejtoi mendimin të rinjve, të sëmurëve dhe të sapomartuarve:

         “Sot – kujtoi – kremtojmë festën e Shën Françeskut të Asizit. Shembulli i jetës së tij përforcoftë në secilin prej jush, të dashur të rinj, kujdesin për gjithësinë; iu mbështettë juve, të dashur të sëmurë, duke ua lehtësuar mundimin e përditshëm; dhe iu ndihmoftë juve, të dashura çifte të reja, për ta bazuar familjen në dashurinë plot dhembshuri”.

         Papa Bergoglio e kujtoi festën liturgjike të shën Françeskut të Asizit edhe në përshëndetjet e grupeve të tjera gjuhësore








All the contents on this site are copyrighted ©.