2017-10-03 16:55:00

Videomesazh i Papës: të denoncohet dhunimi i të drejtave të punëtorëve


Thirrje për “të kujtuar gjithnjë dinjitetin dhe të drejtat e punëtorëve”: ky është videomesazhi i Papës Françesku për ndjetin e lutjes të muajit tetor. Duke u nisur nga Enciklika e Shën Gjon Palit II “Laborem Exercens” e vitit 1981, Ati i Shenjtë nxit “të denoncohen situatat ku dhunohen” dinjiteti e të drejtat, për “të kontribuar në përparimin e vërtetë të njeriut e të shoqërisë”.

 Papa fton të lutemi “për botën e punës, që t’u sigurohen të gjithëve respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe t’u jepet të papunëve mundësia për të konribuar me punë në favor të së mirës së përbashkët”. Ati i Shenjtë iu drejtua botës së punës jo më larg se të dielën e kaluar, në Bolonjë, ku nënvizoi nevojën e shtetit social dhe të dialogut për të kapërcyer krizën, që godet punëtorët. 








All the contents on this site are copyrighted ©.