2017-10-02 17:34:00

Papa për Las Vegas: tragjedi pa kuptim


 “Thellësisht i prekur nga lajmi i masakrës me armë në Las Vegas, Papa Françesku u siguron afërsinë e tij shpirtërore të gjithë atyre, që janë goditur nga kjo tragjedi pa kuptim”. Kështu shkruan në një telegram në emër të Papës, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin.

Ati i Shenjtë u shpreh mirënjohjen policëve dhe gjithë punonjësve të ndihmës së shpejtë. Lutet për të plagosurit e për viktimat, duke iua besuar mëshirës së Zotit të Gjithëpushtetshëm. Telegrami i dërgohet ipeshkvit të Las Vegasit, imzot Joseph Antohy Pepe, dhe i referohet  masakrës së mbrëmshme gjatë një koncerti në qytetin amerikan.

64-vjeçari, Stephen Paddock, hapi zjarr gjatë një festivali në  Las Vegas, duke shkaktuar 50 të vdekur e rreth 400 të plagosur. Deri tani, kjo është masakra më e përgjakshme e historisë moderne amerikane.








All the contents on this site are copyrighted ©.