2017-09-28 09:06:00

Papa Françesku: të shtunën takimi me delegacionin e kryetarëve të bashkive italiane (Anci). Solidariteti e emigrantët në qendër të audiencës


Papa Françesku: të shtunën takimi me delegacionin e kryetarëve të bashkive italiane (Anci). Solidariteti e emigrantët në qendër të audiencës

Tema e solidaritetit dhe pritja e emigrantëve do të jenë në qendër të audiencës së Papës Françesku me një delegacion të shoqatës së kryetarëve të bashkive nga Italia (Anci) – udhëhequr nga presidenti e kryetari i bashkisë së Bari-t Antonio Decaro – në program të shtunën e ardhshme më 30 shtator në Vatikan. Kështu lexohet në një njoftim të Anci-t.

Takimi mes afër 200 kryetarësh të bashkive italiane dhe Atit të Shenjtë do të paraprihet, në ora 11.00, nga ndërhyrjet e  dy zëvendës-presidentëve të shoqatës së kryetarëve të bashkive italiane (Anci) Roberto Pella e Federico Pizzarotti, e nga fjala e Atë Fabio Baggio, zëvendës-sekretar i Seksionit për emigrantët dhe refugjatët pranë Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Zhvillimin e gjithanshëm njerëzor, dhe nga fjala e presidentit të Konferencës së Ipeshkvijve italianë, kardinalit Gualtiero Bassetti. Më pas pritet fjala e rastit e Papës Françesku. Takimi do të mbyllet me dorëzimin e disa dhuratave simbolike Papës Françesku, fryt i aktivitetit të disa qendrave që quhen Sprar.








All the contents on this site are copyrighted ©.