2017-09-28 00:00:00

Papa Françesku: më 1 tetor do të jetë për vizitë njëditore në Cezenë e Bolonjë


Papa Françesku: më 1 tetor do të jetë për vizitë njëditore në Cezenë e Bolonjë 

Më 1 tetorin e ardhshëm Papa Bergoglio do të vizitojë Cesenën e Bolonjën, sipas njoftimit të bërë që në pranverën e kaluar.

Më poshtë, programi i rishikuar i shtegtimit, sipas njoftimit nga Vatikani.

Në orën 07.00 nisja me helikopter nga heliporti vatikanas; në orën 08.00, zbritja pranë Hipodromit të Cezenës.

Në orën 08.15, takimi me qytetarinë e Cezenës, në Sheshin e Popullit (në përfundim, shkëmbimi i dhuratave me kryebashikjakun). Papa do të mbajë këtu një fjalim drejtuar qytetarëve (duke u zhvendosur me automobil për  në katedrale, gjatë rrugës parashikohet një ndalesë e shkurtër para Pallatit Ridotto, ku kryebashkijaku do të zbulojë një pllakë, që përuron “Sheshin Piu VI”. Papa nuk do të zbresë nga automobili).  

Në orën 09.00, në katedrale, takimi me klerin, me rregulltarët dhe përfaqësuesit e famullive. Në Kapelën e Zojës së Popullit, adhurimi i të Shenjtnueshmit Sakrament dhe nderimi  i Zojës (të pranishëm edhe disa të sëmurë, të cilët Papa do t’i përshëndesë)

Përshëndetja e imzot Douglas Regattieri, ipeshkëv i Cezena-Sarsina
(Shkëmbimi i dhuratave me Ipeshkvin). 

Në sakresti, Papa do të takohet për pak çaste me mysafirët e Shtëpisë së Pritjes dhe organizatorët e vizitës. Në katedrale parashikohet që Françesku të mbajë edhe një fjalim.

Në orën 10.00, nisja me helikopter nga Cezena, në Bolonjë.

Në orën 10.20 helikopteri papnor do të zbresë në Bolonjë, në parkimin e bankës “Cassa di risparmio di Chietti”.

Në orën 10.30 Papa do të vizitojë  Hub-in, apo qendrën rajonale për refugjatët të Rrugës Enrico Mattei: këtu do të takohet me emigrantët e strehuar e me personelin që i asiston (të strehuarit janë rreth 1000 vetë).

Parashikohet që Papa t’u drejtojë një përshëndetje.

Në orën 12.00, takimi me botën e punës, me të papunët, përfaqësuesit  e Unindustria, Sindikatat, Confcooperativat e Lagacoop, në Piazza Maggiore (Ndërmjet delegacioneve, që do të përshëndesë Papa, janë të pranishëm familjarët e viktimave të masakrës së stacionit hekurudhor të Bolonjës, më 2 gusht 1980). Papën, që do të mbajë këtu një fjalim, do ta përshëndesë imzot. Matteo Maria Zuppi, kryeipeshkëv i Bologna-s. Më pas kremtimi i Engjëllit të Tënzot, në Piazza Maggiore, me pjesëmarrjen e botës së punës, në orën 12.30, në Bazilikën e Shën Petronios, dreka e solidaritetit me të varfërit, refugjatët, të burgosurit. Para drekës, fjala e Papës. 

Në orën 15.30, takimi me studentët dhe me botën akademike, në Sheshin San Domenico. Fjalimi i Papës.

Në orën 17.00, Mesha në Stadiumin Dall'Ara, me homelinë e Papës.
Në orën 18.45, nisja nga heliporti i Qendrës sportive "Corticelli" të Bolonjës.
Në orën 19.45, zbritja në heliportin e Vatikanit.








All the contents on this site are copyrighted ©.