2017-09-26 14:06:00

Në Vatikan, Papa Françesku u takua me Mitropolitin Hilarion


Sot paradite, në Shtëpinë e Shën Martës në Vatikan, Papa Françesku priti Mitropolitin Hilarion të Volokolamskut, kryetar i Departamentit të Patrikanës së Moskës për marrëdhëniet kishtare me jashtë, shoqëruar nga delegacioni rus. Ky takim ndërmjet Françeskut dhe Hilarionit bëhet pas çasteve të tjera të afërsisë personale dhe rasteve të tjera të dialogut e konfrontimit ndërmjet Kishës Katolike dhe Patrikanës së Moskës, përsa i përket dëshmisë së përbashkët për Krishtin në botë. Në marrëdhëniet ndërmjet dy Kishave të krishtera, pati rëndësi të madhe zhvendosja në Rusi për gjithë periudhën e verës, të relikes së Shën Kollit, i cili nderohet nga të dyja palët. Zakonisht, ajo ruhet në Bari të Italisë. Ekspozimi i relikes në Moskë e në Shën Pjetërburg mblodhi miliona besimtarë.








All the contents on this site are copyrighted ©.