2017-09-17 17:42:00

Papa: të lutemi për familjet që janë papunë a në vuajtje


Në mesazhin drejtuar shtegtimit të familjeve në Scafati e Pompei, Papa Françesku “na nxit t’i lutemi Zotit për familjet që vuajnë për shkakun e mungesës së punës, për ato janë të persekutuara për shkaqet e fesë e për çdo familje që gjendet në vështirësi dhe në vuajtje”. “Familja është vend i zgjedhur për të mësuar lutjen plot dashuri, dalë nga zemra, drejtuar Zotit. E pikërisht kjo është lutja më e bukur, që nuk ka nevojë për shumë fjalë e gjeste”.

Kështu thuhet në mesazhin dërguar në emër të Papës nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin pjesëmarrësve të shtegtimit të X kombëtar italian të familjeve për familjen, organizuar nga lëvizja kishtare ‘Rinnovamento nello Spirito’ në bashkëpunim me prelaturën e shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Popomeit, dikasterin e Vatikanit për Laikët, familjet  e jetën, zyrën kombëtare italiane për Baritorinë e familjes pranë Konferencës së Ipeshkvijve të Italisë, e Forumin kombëtar të shoqatave familjare mbi temën: “Gëzimi i dashurisë që jetohet në familje është edhe gëzimi i haresë së Kishës”.

Shtegtimi, që u mbajt në Scafati e në Pompei, në kuadrin e përgatitjes për takimin e ardhshëm botëror të familjeve që është  program në muajin gusht të vitit 2018 në Dublin. Papa Françesku u drejtoi të gjithë pjesëmarrësve përshëndetjen e tij të përzemërt, duke siguruar “afërsinë  e tij shpirtërore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.