2017-09-13 13:39:00

Papa Françesku: 13 mijë vetë në Shesh, një ndalesë, për një gllënjkë “mate”


 Papa Françesku arriti sot në Sheshin e Shën Pjetrit, të ndriçuar nga dielli gjithnjë i zjarrtë i fundverës, në orën 9.30 e nisi menjëherë rrotullimin mes besimtarëve, që e prisnin. 13 mijë vetë, ardhur nga mbarë bota: nga Republika e San Marinos, Tunizia, Suedia, Australia, e jo më pak, nga Indonezia, Afrika e Jugut, SHBA-të, Filipinet... Të dukej sikur gjithë bota kishte zbritur sot në këtë Shesh, për t’u takuar me Françeskun. I madh, edhe grupi i shtegtarëve të Amerikës Latine. Në plan të parë, të ardhurit nga Argjentina, që shpalosnin me krenari flamujtë kombëtarë me ngjyrë të bardhë e të kaltërt. Protagonistë, si gjithnjë, fëmijët, që Françesku u ndalua disa herë për t’i ledhatuar. E u ndalua edhe për të thithur me pip, një gllënjkë mate, pije tipike argjentinase, që i pëlqen shumë E sapo zbriti nga papamobili, para se të  arrinte në qendër të tremes, për të filluar katekizmin, Papa u kthye edhe një herë mbrapa, për të përshëndetur një grup besimtarësh afrikanë, që e thërrisnin me zë të lartë.  








All the contents on this site are copyrighted ©.