2017-09-12 12:26:00

Tweet i Papës Françesku me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së


“Inkurajoj krerët e botës të lënë mënjanë interesat sektoriale për të kërkuar së bashku të mirën e gjithë njerëzimit”. Ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku ndërsa në Nju Jork, fillon Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ku do të flitet për një sërë argumentesh, që i interesojnë edhe Selisë së Shenjtë.

Ndër temat në rendin e ditës: zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, ruajtja e paqes dhe e sigurisë në botë, zhvillimi i Afrikës, promovimi i të drejtave të njeriut, koordinimi i ndihmave humanitare, promovimi i drejtësisë dhe i së drejtës ndërkombëtare, çarmatimi, lufta kundër trafikut të drogës, krimit dhe terrorizmit ndërkombëtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.