2017-09-12 12:25:00

Papa emëron Nuncin e ri në Itali, Filipine e Bolivi


Papa Françesku ka emëruar zëvendëssekretar të Kongregatës për klerin dom Andrea Ripa, zyrtar i të njëjtin Dikaster të Selisë së Shenjtë.

Papa Françesku ka emëruar Nunc të ri apostolik në Itali e në Republikën e San Marino-s Imzot Emil Paul Tschering, kryeipeshkëv titullar i Voli-t, deri më tani Nunc Apostolik në Argjentinë.

Gjithnjë sot, Papa Françesku ka emëruar Nunc Apostolik në Filipine imzot Gabriele Giordano Caccia, kryeipeshkëv titullar i Sepino-s, deri më tani Nunc apostolik në Liban.

Po kështu, Ati i Shenjtë ka emëruar Nunc apostolik në Bolivi imzot Angelo Accattino, këshilltar i Nunciaturës duke e ngritur në dinjitetin e Kryeipeshkvit dhe emëruar titullar të dioqezës së Sabiona-s. Kështu njofton Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.








All the contents on this site are copyrighted ©.