2017-09-11 13:32:00

Nga Kolombia, thirrja e Papës për Venezuelën: mjaft më me dhunë!


Gjatë kremtimit të Engjëllit të Tënzot në Cartagena, përballë kishës së Shën Pedro Claver, mendimi i Papës shkoi tek popullsia e afërt e Venezuelës, e tronditur thellë nga dhuna. Papa i shprehu afërsinë e tij të gjithë bijve e bijave të këtij kombi të dashur, si dhe atyre që gjetën strehë në trojet kolombiane. “Nga ky qytet, seli e të drejtave të njeriut - shtoi Papa -  bëj thirrje të mos pranohet asnjë tip dhune në jetën politike dhe të gjindet rrugëzgjidhja për krizën e rëndë, që po jeton vendi e që i lëndon të gjithë, sidomos, më të varfërit e më të vuajturit e shoqërisë”.

E para thirrjes për Venezuelën, Papa pati kujtuar se të varfërit e të ligshtit janë gjithnjë të zgjedhurit e Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.