2017-09-10 17:52:00

Papa: ta mundim indiferencën, përballë luftërave e dhunës! Mesazh, Shën Egjidit


“Duhet ta mundim indiferencën “përballë dhunës, terrorizmit, luftërave”  që kërcënojnë sot jetën e miliona njerëzve, shkelin nën thembër shenjtërinë e jetës njerëzore dhe i bëjnë të gjithë ta ndjejnë veten më të brishtë e më të pambrojtur”. Kështu shprehet Papa Françesku në një mesazh drejtuar liderëve fetarë, të ftuar nga Bashkësia e Shën Egjidit në takimin ndërkombëtar “Udhët e paqes”, që filloi sot në qytetin gjerman Munster.  Njoftimin e jep një notë e Shën Egjidit. Takimi i këtyre ditëve synon t’i japë përgjigje pikërisht ftesës “për të fituar mbi indiferencën, përballë vuajtjes njerëzore”. 

“Ju falënderoj për këtë e për faktin që jeni së bashku, pavarësisht nga larmitë, për të kërkuar udhët që të çlirojnë nga të këqijat e luftës dhe të urrejtjes” - pohon Papa - duke e quajtur kuptimplotë faktin që takimi mbahet në zemër të Evropës, në 60-vjetorin e traktateve themeluese të bashkimit. Paqja është në zemër të ndërtesës evropiane, pas rrënojave që lanë pas dy luftërave shkatrrimtare botërore e pas tragjedisë së tmerrshme të Shoah” - kujton Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrësve në takimin me titullin kuptimplotë: “Udhët e paqes”.








All the contents on this site are copyrighted ©.