2017-09-10 14:05:00

Papa: protagonist i historisë është lypësi, të kërkojmë hirin e durimit


Takimi i fundit i ditës së djeshme të Papës Françesku në Kolombi, ngarkuar me ngjarje, ishte ai me dhjetra besimtarë, që e prisnin para Nunciaturës së Bogotà-së, nësa rikthehej nga Medellin.

Papa Bergoglio u drejtoi disa fjalë lirisht, në gjuhën spanjolle. “Kur Jezusi na thërret - u kujtoi ndërmjet tjerash - e na jep një emër, nuk na jep edhe sigurimin e jetës. Këtë duhet ta mbrojmë vetë, me përvujtëri, lutje, duke i lypur Zotit lëmoshën që të kemi forcë e ta vijojmë rrugën, për të cilën na thirri. “Duhet ta lypim, sepse protagonisti i historisë së shëlbimit është pikërisht lypësi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.