2017-09-08 16:43:00

Kolombi: atë Ramirez, meshtar i gatshëm të vdesë për grigjën e vet


Të gjithë e kujtojnë në Kolombi, procesionin e gjatë e plot me njerëz, që shoqëroi translatimin e relikeve të atë Pedro Maria Ramirez Ramos, i njohur si “martiri i Armeros”, nga varrezat e kishës së Shën Sebastianit në La Plata, për t’u zhvendosur më pas në Villavicencio, ku sot u shpall i lum nga Papa Françesku. Atë Ramirez lindi në vitin 1899 në La Plata e u shugurua meshtar më 1931.

U vra gjatë konfliktit të dhunshëm ndërmjet liberalëve dhe konservatorëve, që arriti deri në Armero, pasi shpërtheu në Bogota në vitin 1948. Më 7 korrikun e këtij viti, Ati i Shenjtë miratoi dekretin për njohjen e martirizimit të meshtarit, vrarë sepse konsiderohej mik me konservatorët. U linçua në shesh nga njerëzit.








All the contents on this site are copyrighted ©.