2017-09-07 12:34:00

Papa: Emmanueli, bir i luftës, i dorëzon pëllumbin e paqes


Ishte Emmanueli, djali i avokates, sot deputete liberale, Clara Rojas, që i dorëzoi Papës dhuratën e parë, pëllumbin, simbol i paqes, sapo shkeli në aeroportin ushtarak të Bogotá-s në Kolombi. Pëllumb paqeje, edhe fëmija, i lindur në kushte skllavërie, nësa e ëma për gjashtë vjet me radhë qe peng në duart e Farc.

Emmanueli, u shpjegoi më pas gazetarëve presidenti kolombian Juan Manuele Santos, është “bir i luftës”, simbol i kësaj që jetojmë në Kolombi: “i lindur në zjarrin e armëve, por që tani i ka të gjitha mundësitë për t’u rritur në paqe”. Historia e Emmanuelit është një mrekulli e vogël. E ëma, Clara Rojas, e diplomuar pranë Universitetit të Rosario, qe kandidate për zëvendës-presidente e Ingrid Betancurt, gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2002 në Kolombi. Së bashku me Betancurt, u rrëmbye më 23 shkurt 2002 nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Kolombisë (FARC), sot parti politike. Ishte 38 vjeçe, kur e rrëmbyen. Dy vjet më pas nxori në dritë Emmanuelin, fryt i marrëdhënieve me një luftëtar të Farc. Fëmija lindi në thellësitë e xhunglës e në kushte të tmerrshme. Gjithsesi, nëna e fëmija, sot 13 vjeç, shpëtuan për mrekulli. Por vetëm pak çaste pas lindjes, djali u shkëput prej prehërit të sëmës e u zhduk s’dihet se ku. Qeveria e kërkoi me ngulm, me atë, që u quajt “operacioni Emmanuel” dhe e gjeti. Më 10 janar 2008 Clara u lirua dhe mundi, më në fund, të përqafojë djalin trevjeçar.

Sot, 13 vjeç, një mrekulli e re për këtë djalë të jashtëzakonshëm, që u bë edhe një herë fëmijë-simbol, me pëllumbin e paqes në dorë, për t’ia dorëzuar Shtegtarit të madh të paqes.








All the contents on this site are copyrighted ©.