2017-09-06 11:33:00

Kolombia


Kolombia (emri zyrtar Republika e Kolombisë), që e merr emrin nga Kristofor Kolombi, zbuluesi i Amerikave, zë pjesën veriore të subkontinentit jugamerikan, që bashkohet, përmes istmit të Panamasë, me Amerikën qëndrore. Vendi laget nga dy oqeane; Atlantiku (1.600 km bregdet mbi detin karaibik) e Paqësori (1.300 km bregdet). Shtrihet pikërisht në vijën e ekuadorit e kufizohet me Panamanë (veri-lindje), Detin e Karaibeve (veri), Ekuadorin e Perunë (jug) si dhe me Venezuelën e Brazilin (lindje).Vendi përshkohet nga vargmalet e Andeve, me majën më të lartë Pico Cristobal Colon (5.800 m) Në pjesën lindore shtrihen kullotat e Llanos, ndërsa në jug, xhungla amazonike. Pjesë e Kolombisë janë edhe një numër i madh ishujsh, ndërmjet të cilëve: Margerita, San Andres, Gorgona, Santa Catalina e Providencia. Dy lumenjtë kryesorë janë Magdalena e Cauca.

Sipërfaqja:…………………… 1.138.914 km2

Banorë (mijë)……………………  48.203.000

Kryeqyteti………………… ……….....Bogotá

Gjuha ……………………………….....spanjolle, chibcha në rrafshnaltë; idioma amazonike, në pyjet

Grupet etnike: metisë (47%), mulatë (23%), të bardhë(20%), të zinj (6%) amerindë (1%)

Feja: katolikë ( 93%), protestantë e pentekostalë, myslimanë, budistë e taoistë.

Njësia monetare: peso Kolumbian (COP) ( 1.00 Eur 3.482 COP).

Prodhimi kombëtar brut për frymë (2016): 14.100$ US

Kolombia është anëtare e Organizatave ndërkombëtare: e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB); Organizatës së Shteteve Amerikane, (OSA), Sistemit Ekonomik Latinoamerikan(SELA), Bashkimit të Kombeve Jugamerikane (UNASUR), Organizatës Botërore të Tregtisë (OMC) e, së fundi, Mercado Comun der Sur (MERCOSUR), me cilësinë e anëtarit të asociuar. 








All the contents on this site are copyrighted ©.