2017-09-04 16:20:00

Kard. Simoni mbërrin në Kosovë për shugurimin e shenjtërores së Nënë Terezës


Në Kosovë është gjithçka gati për shugurimin e shenjtërores kushtuar shën Nënë Terezës në Prishtinë. I dërguari i Papës Françesku, kardinali shqiptar Ernest Simoni, martir i gjallë, mbijetuar nga persekutimi komunist në Shqipëri, ka mbërritur tashmë në vend. Në mesditë, është mbajtur një konferencë për shtyp, në praninë e tij, në rezidencën e ipeshkvisë. Më pas, i dërguari i Papës ka marrë pjesë në një drekë me të varfërit në mensën e tyre, pranë kishës së Shna’ Ndout në Ulpianë. Nesër, mesha solemne kryesuar prej kardinalit, me pjesëmarrjen e kryeipeshkvijve dhe ipeshkvijve nga trevat shqiptare, klerit e besimtarëve të shumtë, që janë mbledhur tashmë, nga të gjitha anët, në Prishtinë. Më hollësisht nga Prishtina, na informon Rabije Ibraj…








All the contents on this site are copyrighted ©.