2017-08-31 13:09:00

Atë Mirash Marinaj ofm, kërkojnë mbrojtjen e Shenjtërores së Laçit


Këto ditë në afërsi të Kishës së Laçit ka ndodhur një ngjarje tepër e hidhur për  qytetarët e zonës po edhe për besimtarët katolikë, e jo vetëm. Lajmi lidhet me zjarrvënien e qëllimshme pishave dhe kullotave që ndodhen përreth e madje shumë pranë Kishës Shenjtërore të Shëna Ndout në Laç.  

Edhe banorët  e Laçit të frikësuar nga zjarri kanë bërë apel për ndihmë, po qëndrimet dhe reagimet e vonuara të institucioneve përkatëse vendore kanë krijuar shqetësime e tensione.  

Flaka, që mendohet se ishte e qëllimshme, ka shkrumbuar pyjet përreth, i është  afruar në mënyrë të frikshme  edhe qytetit të Laçit, ndërsa nuk janë marrë me kohë masat e duhura nga ana e autoriteteve. Më vonë, kanë ndërhyrë 5 ekipe zjarrfikëse, forca të ushtrisë dhe helikopterë, për të shuar flakët në kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit.

Zjarri, që shpërtheu vetëm pak metra larg Kishës, tashmë dihet se çfarë dëmi të madh e kërcënimi ka sjell për mjedisin, qytetin por edhe për komunitetin e etërve françeskanë, që shërbejnë pranë Kishës Shenjtërore të Shëna Ndou në Laç.

Flakët janë afruar deri tek kisha e Shan Andout, ku ka pasur edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë. Situata duket kritike, pasi rrezikohen edhe shumë banesa, ndërsa agjencitë e lajmeve njoftojnë se është shtuar numri i zjarrfikësve dhe njerëzve të angazhuar në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.

“Vatrat e zjarrit shpërthyen njëherazi, çka do të thotë që nuk është një zjarr i rastësishëm në një vatër, por disa vatra, duke filluar që nga rajoni i Kishës së Laçit, deri në kurorën mbi qytet. Është një hapësirë e madhe, e konsiderueshme” u shpreh kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Për t’u njohur nga afër me atë që ka ndodhur, përmes lidhjes telefonike flasim me Rektorin e Kishës së Shëna Ndout në Laç, françeskanin Atë Mirash Marinaj, ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.