2017-08-23 12:43:00

Papa, shpirtërisht pranë të dëmtuarve nga tërmeti në Iskia


Në përfundim  të audiencës së përgjithshme, Papa u lut për të dëmtuarit nga tërmeti në Iskia. Këto, fjalët e Atit të Shenjtë:

“Ua drejtoj, në përfundim, mendimin tim dhe u shpreh  afërsinë time të përzemërt të gjithë atyre, që vuajnë për shkak të tërmetit, i cili të hënën e kaluar e tronditi ishullin e Iskias. Lutemi për të vdekurit, për të plagosuri, për familjarët e tyre dhe për njerëzit, që humbën shtëpitë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.