2017-08-18 14:23:00

Sulmi në Spanjë: kryeipeshkvi i Canterbury shpreh dhimbjen e thellë për viktimat


Edhe Anglia po e jeton me dhimbje e tronditje të thellë atentatin e Barcelonës. Është kryeipeshkvi i Canterbury, Justin Welby, që i shpreh në një tweet, këto ndjenja të përbashkëta.

 “Dhimje e thellë - lexohet në tweet – për ata që u goditën nga sulmi në Barcelonë. Krishti u dhashtë dritë e paqe të vdekurve e shërim të shpejtë të plagosurve”.

E dhimbja e sotme i hapi Prelatit të Canterbury plagët e 22 marsit të kaluar, kur një njeri u lëshua me gjithë shpejtësinë me një Suv përgjatë Westminster Bridge, duke shtypur një mori njerëzish, për ta përfunduar, pastaj, turrin, para njërës nga hyrjet e Parlamentit. Bilanci ishte 5 të vdekur e 40 të plagosur.

Më 4 qershor një makinë tjetër u sul mbi kalimtarët, këtë radhë në London Bridge. Tre, atentatorët (njëri nga të cilët me shtetësi italiane) që, në tetë minuta terrori, shoqëruar me britmën “Këtë, për Allahun!”, shkaktuan vdekjen e tetë vetëve e plagosjen e 50 të tjerëve.

Më 19 qershor fantazma e frikës nisi të endet përsëri nëpër rrugët e Londrës: një furgon u lëshua mbi disa këmbësorë, që kalonin pranë xhamisë së Finsbury Park. E, në këtë rast, atentatori sulej kundër myslimanëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.