2017-08-18 11:28:00

Papa Françesku: ngushëllime për viktimat e tragjedisë në Madeira


Ngushëllimet e Papës Françesku për viktimat e aksidentit në Funchal, ishull portugez i Madeirës, ku më 15 gusht, një pemë ra mbi turmën në procesion për Solemnitetin e Zojës së Madhe. Bilanci: 13 të vdekur e së paku 49 të plagosur. Në telegramin për ipeshkvin e vendit, imzot Antonio Carilho, Ati i Shenjtë shpreh dhimbjen e tij për viktimat e të plagosurit dhe u siguron afërsinë shpirtërore familjarëve e të gjithë atyre, që janë prekur nga kjo tragjedi. Edhe qeveria e Madeiras ka shpallur tri ditë zie.








All the contents on this site are copyrighted ©.