2017-08-16 14:46:00

Papa: solidaritet për Sierra Leone, 400 viktima nga përmbytjet


Papa Françesku po ndjek me shqetësim të madh ngjarjet e këtyre ditëve në Sierra Leone, vend afrikan ku përmbytjet dhe shembja e dheut kanë shkaktuar 400 viktima. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, për kryeipeshkvin e kryeqytetit Freetown, imzot Tamba, Ati i Shenjtë shpreh dhimbjen e tij të thellë për “pasojat shkatërrimtare” të përmbytjeve në periferinë e qytetit dhe siguron “afërsinë e tij për ata, që kanë humbur të dashurit e tyre, në këtë çast të vështirë. Lutet për të vdekurit, familjet e miqtë e tyre në zi, si edhe i kërkon Hyjit t’i bekojë, t’i përforcojë e t’i ngushëllojë”. Gjithashtu, Papa bën thirrje për solidaritet, duke u qëndruar afër edhe personave, që po ndihmojnë popullsinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.