Virgjëra Mari është ylli, që na prin drejt Birit të saj Jezusit, dielli që lindi
përmbi errësirën e historisë e na jep shpresën për të cilën kemi nevojë. E siç e dimë
nga përvoja e përditshme, e gjithë jeta është luftë ndërmjet dragoit e gruas, ndërmjet
së mirës e së keqes.
Virgjëra Mari na siguron se Hyji fitoi, se vdekja u mund përgjithmonë. Këtë thekson
liturgjia e Fjalës së Zotit në Meshën, që kremtohet në solemnitetin e ‘Të Ngjiturit
të së Lumes Mari në Qiell’. Në fytyrën e Virgjërës Mari, Zojës së Bekuar mund të
shohim bukurinë e Zotit e, përmes shembullit të saj, të shijojmë dashurinë e Hyjit
e cila gjithmonë fiton mbi të keqën.
T’i lutemi Marisë, Mbretëreshës së Paqes, të na ndihmojë edhe sot, për fitoren
e paqes.
Maria, është e Lumtur për të gjitha breznitë sepse ka besuar, sepse i është bashkuar
Zotit, sepse jeton me Zotin.
Maria, ka përgatit me trup e shpirt këtu në tokë banesën për Zotin, dhe tokën e ka
hapur për qiellin. Këndej duhet të kuptojmë domethënien themelore të fjalëve të Elizabetës
drejtuar Nënës së Zotit, për çka foli ungjilli i sotëm: “ E Lumja tij pse besove:”
Akti i parë dhe themelor për të gjetur banesën në Zotin e për të gjetur kështu lumturinë
përfundimtare është të besosh. Është feja, feja në Zotin, në atë Zot që është shfaqur
në Jezu Krishtin e që edhe sot zëri i Tij dëgjohet përmes Fjalës hyjnore të Shkrimeve
të Shenjta.
Në këtë solemnitet edhe nje herë ripohojmë se “duke shikuar fytyrën e Marisë” mund
të shohim “bukurinë e Zotit, mirësinë e tij, mëshirën e tij hyjnore”.
All the contents on this site are copyrighted ©. |