2017-08-15 15:39:00

Siérra-Leòne: mbi 300 të vdekur nga përmbytjet e shkarja e dheut


Siérra-Leòne është goditur rëndë nga reshjet e këtyre ditëve: përmbytjet i kanë shndërruar rrugët në lumenj prej balte që kanë mbuluar së paku treqind njerëz, ndër ta gjashtëdhjetë fëmijë. Reshjet e dendura që kanë goditur vendin afrikan – ndër vendet më të varfëra të botës – kanë shkaktuar rrëshqitjen e kodrës mbi kryeqytetin Freetown, duke përpirë shtëpitë dhe banorët e tij.

TV shtetëror  ndërpreu programin për t’i transmetuar pamjet apokaliptike me burra e gra që groposin në baltë në kërkimin e të afërmve të tyre të zhdukur, ndërsa qyteti ka marr pamjen e një varreze nën qiellin e hapur. “Është shumë e mundur që me qindra njerëz të gjenden të varrosur nën gërmadha”, pohoi zëvendës presidenti i Sierra Leone Victor Foh. “Kemi humbur gjithçka e nuk kemi vend për të fjetur”, shpjegoi për media një grua e dëshpëruar, e cila kishte shpëtuar së bashku me burrin e saj dhe tre fëmijët duke hipur mbi kulmin e shtëpisë.

Freetown, qytet bregdetar me 1,2 milion banorë, është goditur kohë pas kohe prej përmbytjeve gjatë muajve të shirave, që shkatërrojnë vendbanimet e improvizuara, e kontakti i njerëzve me ujin e ndotur shkakton përhapjen e sëmundjeve si kolera. Shumë prej zonave më të varfra të qytetit, mes tjerash, gjenden afër nivelit të detit  e kanë një sistem jo të rregullt drenazhi, kështu që efekti i përmbytjeve është akoma më shkatërrimtar. Përmbytjet janë njëra prej plagëve që mundojnë Siérra-Leòne. 








All the contents on this site are copyrighted ©.