Në përfundim të audiencës së përgjithshme, duke kujtuar sulmin kundër një kishe në Nigeri dhe dhunën e re në Afrikën Qendrore, Papa bëri thirrje: “Të mos përsëriten kurrë më krime kaq të turpshme, kryer në vende kulti, ku besimtarët mblidhen për t’u lutur”:
“Mbeta thellësisht i hidhëruar nga masakra e së dielës së kaluar në Nigeri, brenda një Kishe, ku u vranë njerëz të pafajshëm. E për fat të keq, sot marr edhe lajmin e dhunës së re vrastare në Republikën Qendrafrikane kundër bashkësive të krishtera. Uroj të heshtë çdo formë e urrejtjes dhe e dhunës e të mos përsëriten kurrë më krime kaq të turpshme, të kryera në vende kulti, ku besimtarët mblidhen për t’u lutur. Të mendojmë për vëllezërit e motrat tona të Nigerisë e të Republikës Qendrafrikane. E të lutemi për ta, të gjithë së bashku: Të Falemi Mari…..”
All the contents on this site are copyrighted ©. |