2017-08-04 13:37:00

Françesku: artistët të ndihmojnë për të zbuluar bukurinë e krijimit


Roli i artistëve lidhur me bukurinë e krijimit! Këtij roli Papa ia kushton videomesazhin për ndjetin e lutjes të muajit gusht. “Artet - pohoi Françesku duke folur në gjuhën spanjolle - pasqyrojnë bukurinë e fesë dhe shpallin mesazhin e madhështisë së krijimit të Zotit”. E ky është edhe roli  i çdo disipline artistike: i arkitekturës, i pikturës, muzikës, letërsisë - siç  nëvizon shpesh herë Ati i Shenjtë.

Prandaj - vijon - kur admirojmë një vepër arti ose një mrekulli të natyrës,  e ndjejmë menjëherë se nis e na flet për Zotin e për dashurinë e Tij. E kështu ka qenë në çdo  epokë – kujton Papa. - Kisha u ka bërë gjithnjë thirrje arteve për ta shprehur sa më bukur fenë e tyre e për ta shpallur mesazhin ungjillor të madhështisë së krijimit të Zotit, të dinjitetit të njeriut, krijuar sipas shëmbëlltyrës së Tij dhe të pushtetit të Ngjalljes së Krishtit mbi ringjalljen tonë. Në këtë muaj gushti, në qendër të vëmendjes në ndjetin e lutjes së Papës, janë artistët: “Të lutemi - i fton besimtarët në videomesazh - për artistët e kohëve tona që, përmes veprave të krijuara nga gjenia e tyre, t’i ndihmojnë të gjithë ta zbulojnë bukurinë e krijimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.