2017-08-02 14:16:00

Papa: Ungjilli është Lajm i Mirë, që sjell gëzim ngjitës


“Ungjilli është Lajm i Mirë, që mbart në vetvete një gëzim ngjitës, sepse përmban e ofron jetën e re”. Ky është tweet-i i sotëm i Papës Françesku, që vë në pah binomin Ungjill-gëzim, qendror në magjisterin e Atit të Shenjtë. Pikërisht ky binom është edhe shpirti i Nxitjes së tij të parë apostolike, “Evangelii Gaudium” (Gëzimi i Ungjillit) e, në një farë mënyre, edhe “programi” i papnisë së Françeskut.

         Në këtë Nxitje apostolike, Papa kërkon “shndërrimin baritor e misionar”, në mënyrë që “gëzimi i Ungjillit t’ua mbushë plot zemrën dhe jetën atyre, që takohen me Jezusin”. Këtu e ka burimin thirrja e Atit të Shenjtë për të dalë, misionarë drejt periferive.

         Ati i Shenjtë mendon se duhet shmangur një baritori kishtare, që “fiksohet në transmetimin e çrregullt të sa më shumë doktrinave, për t’u imponuar me forcën e kombënguljes”. Papa dëshiron një kumtim thelbësor, që ta bëjë të shkëlqejë sërish bukurinë e dashurisë shpërblyese të Zotit, manifestuar në Jezu Krishtin e vdekur e të ngjallur. Kumti i parë i çdo katekisti, sipas Françeskut, duhet të jetë: “Jezu Krishti të do, ka dhënë jetën për të të shpëtuar e tani, është i gjallë përkrah teje çdo ditë”. Ky është gëzimi i të krishterit, letërnjoftimi i tij. Në këtë udhë, Ati i Shenjtë sheh edhe afërsinë, dialogun, shoqërimin dhe ekumenizmin.








All the contents on this site are copyrighted ©.