2017-07-31 17:13:00

Ndeshje SHBA-Rusi. Putin përjashton 755 diplomatë amerikanë


Presidenti rus Vladimir Putin vendosi ta shkurtojë numrin e diplomatëve amerikanë në Rusi me 755 vetë. Delegacioni i Uashingtonit duhet të ketë 455 persona, aq sa ka edhe ai i Moskës në territorin e SHBA-ve.

         Bashkëpunimi me SHBA-të do të vazhdojë në fushat me interes për Moskën, njoftoi Kremlini. Por, faktikisht, ndodhemi sërish para një ftohjeje të mëtejshme në marrëdhëniet dypalëshe, që ka filluar tashmë, nga viti 2014. Gjendja nuk u përmirësua me zgjedhjen e presidentit Donald Trump, pasi ai nuk ka pushtet të ndryshojë marrëdhënie me karakater strategjik.

         Kremlini mori këto masa pas atyre të presidentit të atëhershëm amerikan, Barak Obama, i cili përjashtoi nga territori 35 diplomatë rusë e sekuestroi dy prona ruse në SHBA, kur sigurimi amerikan denoncoi ndërhyrje nga ana e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016. Moska priti votën e Kongresit amerikan, i cili, javën e kaluar, e detyroi presidentin e ri Trump të mos i heqë sanksionet në fuqi. Rusia do t’i largojë diplomatët amerikanë më 1 shtator e do të sekuestrojë një shtëpi e një depo në përdorim të amerikanëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.