2017-07-12 12:21:00

Konferenca e Kishave evropiane: mesazh i Komisionit “BE nuk duhet shndërruar në aleancë ushtarake”


Konferenca e Kishave evropiane (Cec) kërkon nga BE-ja “të mos krijojë kushte për militarizimin e bilancit dhe të strukturave të saj, por ta fuqizojë rolin si aktor i paqes dhe i pajtimit, përmes mjeteve jo ushtarake”. Kështu shkruhet sot në një Komunikatë të Cec, që synon të reagojë përballë tre dokumenteve të Komisionit Evropian, botuar në qershorin e kaluar lidhur me mbrojtjen e Evropës.

Cec u kundërvihet propozimeve të Komisionit dhe financimeve për programin evropian të zhvillimit industrial lidhur me mbrojtjen, sepse do të mund “ta shndërronte BE-në në aleancë ushtarake”. Këto shtesa të financimit ushtarak kanë pasoja negative mbi sigurinë, “ndërsa investime të tilla në sektorë të tjerë, japin ndihmesën e tyre për pajtimi, stabilitetin e prosperitetin, që janë në bazë të sigurisë”, lexohet në notë.

Bashkimi Evropian, si projekt paqeje, duhet të fuqizojë punën për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, sepse ai vetë është shembull i asaj që mund të bëhet përmes mjeteve jo ushtarake për të ndërtuar një Evropë paqësore, të fortë e të begatë. BE-ja duhet t’ia kushtojë gjithë vëmendjen  papunësisë në radhët e të rinjve, zhvillimit ekonomik rajonal dhe problemeve më të mprehta shoqërore, posaçërisht në Evropën lindore e jugore. Cec i fton Kishat e saj “të hapin, me qeveritë kombëtare, një diskutim kritik lidhur me rolin e  tyre në zhvillimin e ardhshëm të politikave të mbrojtjes së BE-së”.








All the contents on this site are copyrighted ©.